TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në Dibër këtë të shtunë ka ironizuar ndarjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se është më e mira që ato më mirë të rrinë në shtëpi sesa të dalin me kandidat nga varreja dhe brava.
Rama ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se dibranët njihen se të japin ujë në bisht të lugës dhe se është i sigurtë që me 6 mars do të bëjnë dhe zgjedhjen që u duhet.
Sipas tij është për të ardhur keq sesi ato që e premtuan rrugën e Arbrit nuk e mbajtën dot premtimin, e mira e të gjithëve dhe e kampit është që ato të dy të ikin.
“Nuk mund të angazhohet një milet i tërë për brava apo për varre, keni zgjedhje një kandidat nga vrima e bravës dhe një nga varreja. Unë nuk i njoh dhe nuk kam asnjë problem personal dhe s’dua ti bëj të ndihen keq si persona por janë një i dalë nga brava dhe një bisht varreje. Dibra duhetqë të votojë për të zgjidhur hallin a vlen më shumë brava apo duhet më shumë varreja. Lidhja e rrugës është kryesore që të mos vish deri në klos për 30 minuta dhe të duash një orë nga aty për të ardhur deri këtu, si do e zgjidhni me varre do e zgjidhni apo di i vendosni bravën tunelit. Ndërsa e treta e vërteta është vazhdojmë punën ne, dibranëtsi ta kenë nuk ka problem, por tani që besoj edhe disa muaj vjen vera dhe tuneli është i hapur të bëjmë lidhjen edhe këto që rrinë te hoteli i Astritit, socialistë e demokratë, të lidhen direkt nga hoteli Astritit në Tiranë, unë mendoj që të bëjmë këtë. Vota e 6 marsit është për këtë punë. Unë i di dibranët se u bë kohë e gjatë për shkak të detyrës.
Kur kam ardhë për herë të oparë në dibër më besoni as nuk kam marr vesh asgjë se çfarë thonë, u bëra top loje, hidh e prit mu. Por gjithë ky tangërlliku i madh me shkuar për një bravë apo me humb për një bisht varreje është e rëndë. Të rrinë në shtëpi fare se e bëjmë ne rrugën., se për të premtuar e premtuan ato.
Nuk e di se ka ardh ndonjë demokrat fshehtas këtu, është mirë që ti merrni dhe tu thoni se një gjë e tillë nuk shkon për atë që dibranët shquhen. Dibvranët të japin ujë në bisht të lugës dhe jo në bisht të varrese, as ujë në vrimë të bravës nuk ka. Edhe për të mirën e atij kampi kush e do atë punë të rrijë derisa të ikin të dy jo njëri, të hapet brava dhe duhet fut varreja në magazinë. Kjo për pak humor se qeshim se nuk qajmë dot”, ka thënë .