TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër në një takim me qytetarët ku u fol për nismën e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë veçoi një nga pyetjet që i bëhet qytetarëve në këtë nismë, siç është ajo për kursimet e emigrantëve.
Ka të tjerë që thonë që këshillimi kombëtar është një nismë propagandistike se opinioni i qytetarëve nuk i intereson qeverisë. Por për cfarë arsye do duhet ta ndërmerrnim këtë nismë e të harxhonim kaq shumë kohë, energji, nëse nuk do donim të dëgjonim?
Për ca arsye do futeshim ne në një marrëdhënie të gabuar e në gojën e shumicës nëse ne do bënim të kundërtën e asaj që do na thotë shumica.
Të gjitha këto janë dyshime të mirëkuptueshme por që s’kanë asnjë bazë. Ne e duam opinionin e qytetarëve, që vendimmarrjet tona të jenë sa më shumë të mbështetura te fryma e bindja e shumicës së qytetarëve.
Ka njerëz që thonë që këto cështje nuk janë të rëndësishme ka të tjera,. Natyrisht mbase ka të trjera më të rëndësishme por këto janë.
Me rëndësi është kursimet e emigrantëve.
Të gjithë ne kemi miq shokë të afërm që janë emigrantë. E dimë mirë historinë e emigracionit shqiptar, përpjekjet për të fituar duke punuar e për të kursyer për të ndihmuar familjet. Ka shumë kursime të emigrantëve që s’janë të formalizuara, që janë kursime nga puna në të zezë, nga lloj lloj punësh shumë të vështira që nuk mund të depozitohen në banka as në vendet ku emigrantët janë e as këtu se procedurat janë të tilla që kërkojnë justifikime përmes dokumenteve dhe të vënë përpara vështirësish të jashtëzakonshme për të justifikuar burimin e të ardhurave, këtu flasim për burim nga puna jo nga aktivitetet kriminale se këto kjo vendimmmarrje i përjashton.
Nuk është një vendim i lehtë, ndaj pyesim njerëzit a duhet ti japim mundësi emigrantëve të legalizojn ë paratë e fituara nga puna? Ne do e marrim vendimin bazuar në atë që do na thonë qytetarët.
Kjo është punë besoj e kontrollo sa qeveria do i marë parasysh mendimet e qytetarëve.