AKTUALITET, 26 Shkurt 2022, 12:00

Basha flet nga Durrësi: Misioni im është t’i hap rrugën rinisë, ta hedhim në det modelin e vjetër

Basha flet nga Durrësi: Misioni im është  t’i hap

Në një takim me të rinjtë në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin Luan Hoti për kryetar bashkie, kreu i i shkarkuar i PD, Lulzim Basha foli për misionin e tij. Ai tha se t’i hapë rrugën rinisë është ajo që frymëzon çdo ditë, me qëllim që të marrin në dorë fatet e vendit. Basha u zotua për të zhbërë modelin e vjetër 30-vjeçar, siç tha ai që kryesohet nga Edi Rama.

“Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në yt dhe më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. Një qind herë ma ka thënë, 430 i dolën tani.

Do jemi bashkë për ta hedhur ne në det këtë model 30-vjeçar. Ashtu siç bëmë me aferën e inceneratorëve. Sot është e faktuar. Siç shpif Edi Rama, por edhe kambalecat e tij. Ne po i ofrojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur siç e  kam thënë prej kohës. E konsideroj misionin tim që ti hap rrugën rinisë. Ky është misioni që më frymëzon çdo ditë. Që rinia të marrë në dorë fatet e veta. Kjo nuk është aspak e lehtë dhe e di këtë fare mirë. Por a ka rrugë tjetër për të ecur përpara? Çdo rrugë tjetër të çon mbrapsht. Ndaj modeli i ri duhet konsoliduar. Me votën për Luan Hotin po kryeni një akt të madh besimi për të krijuar një model të ri politik”, tha Basha.