AKTUALITET, 12 Maj 2023, 20:54

Foto/ Arlind Qori mbyll fushatën në Tiranë, i heqin dritat sapo merr fjalën në Pallatin e Sportit, Farie Hoti

Foto/ Arlind Qori mbyll fushatën në Tiranë, i heqin dritat sapo

"Lëvizja Bashkë" ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë, ku ka si kandidat për kryetar të bashkisë, Arlind Qorin. 

Gjatë takimit mes aktivistëve dhe mbështetësve për mbylljen e fushatës, në Pallatin e Sportit Farie Hoti, si për çudi, kanë ikur dritat dhe Qori ka mbajtur fjalën në errësirë. 

"Sapo fillova fjalën sot, pallatit të sportit Farie Hoti i ikën dritat. Erdhën pas pesë minutash. Dy minuta më vonë i rihoqën.
I falënderova, me mendje. Më dhanë mundësi të flas siç ma do zemra, me zë të lartë dhe pa mikrofon. Tiranën do ta bëjmë BASHKË qytet të jetueshëm!", shkruan Qori në rrjetet sociale. 

Foto/ Arlind Qori mbyll fushatën në Tiranë, i heqin dritat sapo

Foto/ Arlind Qori mbyll fushatën në Tiranë, i heqin dritat sapo

Foto/ Arlind Qori mbyll fushatën në Tiranë, i heqin dritat sapo

Për të mësuar më shumë rreth propozimeve të "Lëvizja Bashkë" për Tiranën, ndiqni emisionin "Të Paekspozuarit", ku ishte i ftuar Arlind Qori!