AKTUALITET, 27 Gusht 2023, 22:17

Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni bën bashkë Ramën dhe Kurtin, kryeministri takim edhe me presidentin e Këshillit Europian

Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni bën bashkë Ramën dhe

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit, që do të mbahet ditën e nesërme.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi.

Rama është pritur nga kryeministri i vendit Robert Golob, ku është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kolegë të tjerë të rajonit, mes të cilëve edhe kryeministri Albin Kurti.

Reagimi i Ramës:

????Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër????????????????????