TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme janë mbajtur “Primaret” për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit nga radhët e grupit të “Rithemelimit” në PD.
Këto zgjedhje që do të mbahen në 24 shtator, vijnë pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjicit.
Mësohet se procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe ka përfunduar në orën 18.00.
Gara brenda demokratëve është zhvilluar mes Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu dhe Ylber Zeneli.
Kryesia vendosi që të skualifikojë nga gara e primareve vetëm emrin e Uran Cengut, për mos plotësim të kritereve. Ndërkohë, Admir Sinamati, cili humbi në zgjedhjet e 14 Majit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka vendosur që të mos kandidojë për herë të dytë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pasi të dali fituesi i primareve të PD do të nis punën për fushatën elektorale e cila fillon më 11 Shtator.
Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet që të regjistrohen në KQZ deri më datën 1 Shtator, ndërsa koalicionet kanë mundësi të regjistrohen deri më 6 Shtator. Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen më 8 Shtator.