TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Krastë të Krujës është bërë i mundur neutralizimi dhe shuarja e vatrës aktive të zjarrit.
Sipas informacioneve mësohet se zjarri i rënë nga mbrëmja e së shtunës i cili deri mesditën e kësaj të dielë ka djegur 8 hektarë pyje është neutralizuar dhe vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse pavarësisht terrenit të vështirë.
Ndërkaq në lidhje me këto zjarre deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Ndërkaq kjo është një zonë që është përfshirë disa herë nga zjarret.