AKTUALITET, 27 Gusht 2023, 18:28

52-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët, dyshohet se është vetëvrarë

52-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët, dyshohet se

Një 52-vjeçar në Tepelenë është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

Sipas burimeve, mësohet se dyshimet e para të Policisë janë se ai mund të jetë vetë-vrarë me automatik.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në reagimin e Policisë.