TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha zhvilloi këtë të diel procesin e primareve në Kukës për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki që mbahen në 24 shtator.
Kandidatë në Primare ishin: Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit, fitues u shpall Emri Vata.
Ai është një ish-drejtues në radhët e Policisë së Shtetit. Vata do të garojë përballë prefektit Albert Halilaj që përfaqëson PS-në.