AKTUALITET, 27 Gusht 2023, 17:39

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Fushë Arrëz, detajet e para

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Fushë Arrëz,

Një 39-vjeçar është gjetur i pa jetë në banesën e tij në Fushë-Arrëz, mesditën e sotme (27 gusht).

“Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi”, njofton policia.