AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 12:36

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS merr vendimin: Do të hapen kutitë në Gramsh dhe Peqin

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS merr vendimin: Do të hapen kutitë në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e PD në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

Kështu, kutitë e Gramshit dhe Peqinit do të hapen për të verifikuar materialet zgjedhore. Fletët nuk do të rinumërohen për efekt rezultati, por do të krahasohen fletët në kuti faktike me procesverbalet e kutive të materialeve zgjedhore, nëse ka mos përputhje.

Opozita kërkoi nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, që shoqërohej edhe nga deputeti Bledi Himçi, rihapjen dhe rinumërimin e të gjitha kutive të votimit për qarkun, teksa këmbënguli kryesisht për Gramshin dhe Peqinin, ku pretendon edhe "trenin bullgar", që Policia dhe KQZ ua rrëzoi zyrtarisht.

Mbledhja u shoqërua me përplasje mes relatorit të KAS, Ilir Rusmali dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.

Logu: Kujton se me këto skema do shkosh në Gjykatën Kushtetuese? S’ke për të shkuar t'a harrosh.
Përplasja nisi për shkak të debateve për votën e disporës. 

Logu: Donim një shpjegim. Ka pasur një deklaratë të Celibashit, sipas së cilës janë kursyer rreth 2 mln euro nga kontrata me DHL. Më 12 qershor ka pasur një komunikim tjetër, që KQZ s’do e paguajë DHL kur mungon nën shkrimi, sipas kontratës kostoja për dërgimin dhe marrjen mbrapsht ë një zarfi është 37.5 euro. Nëse KQZ ka bërë vlerësim që do kursejë 2 mln euro, a do të thotë që ka një vlerësim që në të paktën 53 mijë raste mungon nënshkrimi i zgjedhësit.

KQZ: Kursimi ishte në kuadër të procesit të rinumërimit të një numri të madh kutish. KQZ shpjegoi se s’do të kërkojë buxhet shtesë, sepse ka ende buxhet në dispozicion dhe përmendi një rast kursimi, që nuk lidhet me zbatimin e kontratës apo me 52 mijë firma, por me faktin se, diferenca mes buxhetit, fondit limit dhe vlerës së ofertë ofertuese është ajo që është kursyer.

Logu: A mund ta konfirmoni që KQZ është duke bërë vlerësim të dokomentacionit që ka paraqitur DHL për rastet që mungon firma.

KQZ: Do vijojmë me zbatimin e kontratës sipas dispozitave. S’mund të komentoj artikuj

Logu: Nuk është çështje artikujsh.

KQZ: Nuk është objekt seance.

Rusmaili: Pa nervozizëm

Logu: Se ca është objekt seance e përcaktojmë ne që jemi këtej dhe ata që janë andej.

Rusmaili: Nuk e përcaktoni dot

Logu: E përcaktojmë edhe ne. Mos e fik mikrofonin, kujton se nuk flas do pa mikrofon.

Rusmaili: Duhet të vendoset qetësia dhe komunikimi korrekt me njëri tjetrin. Këtë seancë e drejtoj unë dhe fjalën ua jap unë. Nuk jemi në Pazar. Jemi në seancë serioze. Po flet nga vendi pa leje, kjo tregon nervozizëm. Duhet ët qetësohesh dhe mos të krijosh incidente.
Debatet vijuan edhe më pas mes tyre.

Në një moment Logu i kujtoi Rusmalit se ai e dinte se PD-ADSHM nuk kishte besim te profesionalizmi i tij. Por këtu ka ndërhyrë anëtari i PD në KAS, Ledio Braho, që mori në mbrojtje kolegun e tij duke i 'tërhequr' veshin përfaqësuesit ligjor të opozitës. Ai i bëri të qartë se 'nëse nuk kishin besim te trupa e KAS, më mirë mos të paraqisnin fare çështjet".

"Nëse nuk keni besim tek një anëtar i trupës, atëherë nuk keni besim as te trupa. Më mirë mos i sillni fare çështjet këtu nëse nuk keni besim", tha mes të tjerash Braho.

Gjithashtu Braho kujtoi se kërkesat e PD për përjashtimin e Rusmalit ishin rrëzuar të gjitha dhe Logu mund të ndiqte rrugë tjetër ligjore.

Gjatë mbledhjes, Logu dhe Himçi kërkuan t'u viheshin në dispozicion të gjithë filmimet, pasi KQZ nuk kishte rezpektuar afatet dhe nuk kishte dorëzuar pamjet dhe materialet e kërkuara prej tyre. Pas debateve në mbledhje, Logu këmbënguli që të rihapeshin të gjitha kutitë e qarkut Elbasan, por theksi u vu bazuar në pretendime tek Bashkitë Gramsh dhe Peqin, ku u kërkua edhe rinumërim për parregullsitë e hasura.