AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 13:13

Fluturimet direkte me Athinën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: Një mundësi përgjatë gjithë vitit

Fluturimet direkte me Athinën nga Aeroporti Ndërkombëtar i

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka nisur fluturimet drejt Athinës, operuar nga Sky Express. Si linja e dytë më e madhe ajrore në Greqi, Sky Express vjen për herë të parë në TIA, duke sjellë një mori lidhjesh dhe opsionesh për pasagjerët, duke rritur mundësitë e udhëtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Fluturimet direkte me Athinën nga Aeroporti Ndërkombëtar i

Kjo linjë ofron pesë fluturime në javë, duke mundësuar një lidhje të pandërprerë midis Tiranës dhe kryeqytetit grek përgjatë gjithë vitit. Ky fluturim do të thjeshtojë udhëtimin për shqiptarët e Greqisë, duke duke i bërë më të lehta vizitat drejt familjeve dhe atdheut.

Fluturimet direkte me Athinën nga Aeroporti Ndërkombëtar i

Sky Express nuk është i njohur vetëm për rrugën drejt Athinës, por edhe për rrjetin e gjerë që përfshin destinacione të shumta nëpër ishujt grekë. Kjo është veçanërisht premtuese për udhëtarët, pasi linja ajrore planifikon të zgjerojë ofertat e saj nga Tirana në destinacione të njohura.

Fluturimet direkte me Athinën nga Aeroporti Ndërkombëtar i

Inagurimi i linjës Tiranë-Athinë u përurua nëpërmjet nje ceremonie mirëseardhje ku morën pjesë stafi i aeroportit të cilët mirepritën me lule ekuipazhin.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nën menaxhimin e Kastrati Group, është shndërruar në një qendër rajonale të aviacionit civil. Aeroporti ka një rritje të destinacioneve dhe trafikut të pasagjerëve, duke e bërë një pikë tërheqëse për udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin Shqiptar por edhe të shkojnë në destinacione të ndryshme evropiane.