TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet.
Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit. Bëhet fjalë për H.H.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.
Efektivi i plagosur po transportohet në spital me ambulancë.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan punonjësin e Gardës të ndërmerrte një veprim të tillë.
Referuar të njëjtave burime nga Spitali i Traumës, 37-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në intubim.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.