TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku një grup shqiptarësh e presin jashtë godinës së Bashkimit Europian, në Luksemburg.
Ai u prit nga qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët u shprehën të kënaqur për çeljen e grupkapitullit të parë për anëtarësimin drejt BE.
“Hajde bëjmë një foto, e kena prit këtë ditë”, thanë ata, ndërsa mbanin flamujt kuq e zi në duar.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË
*në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg në krye të delegacionit shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e dytë Ndërqeveritare me BE, që çel grupkapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
