TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu është shprehur se ndihet i trishtë që Maqedonia e Veriut, ndyshe nga Shqipëria, nuk ka hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE.
Rama tha se historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend, duke nënkuptuar ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Ndihemi vërtet të trishtë që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje për të hyrë në këtë fazë të procesit dhe pse kanë qenë të parët tanë. Kur flas për poshtërimet tonë, që na janë refuzuar tri herë, ndihem në siklet sepse më duhet të mendo për poshtërimin e RMV. Ajo ndryshoi dhe emrin. I qëndroj ajo që i kam thënë për miqtë bullgarë. Histori nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend”, tha Rama.
"Ndihemi të trishtë e them me qindra herë që vëllezërit tanë të Maqedonisë ende nuk kanë qenë në gjendje të hynë në këtë fazë të procesit edhe pse kanë qenë të parët në këtë proces. Ndihem pak në siklet se më duhet të mendoj për poshtërimin e Maqedonisë së Veriut ndryshoi edhe emrin, i qëndroj gjithçkaje për miqtë tanë bullgarë.
Pikëpamje të ndryshme se kush ishte nëna e heroit kombëtar dhe me kë bëri dashuri ajo, kishin lidhje kur vendosën të bënin dashuri, janë tema shumë interesante për historianët por nuk mendoj që janë pjesë gjithçkaje që na lidh për t’u bërë pjesë e BE, nuk është sulm. Për ne dhe mua, arritja e be është të mësosh ta shohësh rrugën me sytë e së ardhmes", nenvizoi serish kryeministri rama!.