AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 13:09

Emri/ Dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Durrësi

Emri/ Dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën e tij,

Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka kanosur me thikë nënën e tij.

Po ashtu ai ka kundërshtuar edhe blutë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

“S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).

Gjithashtu, ai ka kundështuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, në Durrës u arrestua edhe Xh. Y., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Në Kavajë, F. V., 38 vjeçe, ka kallëzuar në polici se në orët e para të mëngjesit të kësaj datë, është larguar nga banesa, nëna e saj, shtetasja Xh. V., 66 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 38-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 66-vjeçares.

Polica njofton po ashtu se sot në mëngjes, në rrugë, në lagjen nr. 11, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Po hetohet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.