AKTUALITET, 15 Mars 2025, 12:23

“Parti e re për Shqipërinë në BE”/ Rama me skuadrën e Gjirokastrës: Vendosim rekord votash në 11 maj

“Parti e re për Shqipërinë në BE”/ Rama me

Kryeministri Edi Rama tha sot se, “me skuadrën e Gjirokastrës kemi vendosur të shënojmë një rekord votash në zgjedhjet e 11 majit”.

Në podkastin “Flasim”, me Episodin Ekskluziv, “Parti e re për Shqipërinë në BE”,  kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Rama bashkëbisedoi me tre nga kandidatët e PS-së për Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Anila Dhimitrin, Pirro Dhima dhe Prof. Shyqëri Hysin.

Anila Dhmitri, vijoi Rama është nga Përmeti, ndërkohë që Pirro është nga Gjirokastra dhe Prof. Shyqëriu është nga Memaliaj, por është pedagog në Gjirokastër.

Duke i dhënë fjalën, Anilës që është kryetare e këshillit bashkiak në Gjirokastër, Kryeministri vuri në dukje se, “Bashkia Përmetit është kampione për thithjen e projekteve të BE dhe donatorëve të huaj, ndërsa vlerësoi fluksin e lartë të turistëve që e vizitojnë sot Përmetin e Gjirokastrën falë investimeve që i kanë kthyer këto zona në destinacione të zhvillimit ekonomik dhe social”.

“Unë kam mbaruar shkollën e mesme Tregtare në Vlorë dhe më pas studiova degën Financë me rezultate të larta. Pasi emigruam me familjen për 5 vite, vendosëm të kthemi në Përmet për të ringritur jetën në vendin tonë”, tha Anila.

Ajo tha se, aderon prej 8 vitesh në PS dhe angazhimin politik e shikon si një kontribut në dobi të vendit.

“Aderimin si anëtare e PS e kam nisur para 8 vitesh. Kam marrë një hap të sigurt dhe doja ta bëja me përkushtim për të dhënë kontributin tim në PS që ka vizion të qartë për vendin dhe kjo duket qartë në Përmet. Dje kishim ujë e drita me orar. Sot falë investimeve të qeverisë kemi ujë e drita pandërprerje. Sot Përmeti është kthyer në një kantier investimesh dhe destinacion i turizmit. Në Përmet janë hapur bujtina dhe është rritur numri i vizitorëve që duan ta vizitojnë”, tha Anila.

Ndërsa Pirro tregoi se, vajti në Greqi për një kohë të gjatë, por sot ai është kthyer dhe ka ngritur biznesin e tij në Gjirokastër, duke e shndërruar një pjesë të shtëpisë së tij në bujtinë për turistët.

“Sot, investimet në Gjirokastër e kanë bërë qytetin tonë, vend ku punohet dhe jetohet”,  tha ai.

Ndërsa profesor Shyqo tregoi se, ka aplikuar në platformën “Deputetin që duam” me besim të plotë për të aderuar aty.

“Kisha besim te serioziteti i PS”, tha ai. Ai tregoi se ka studiuar në Gjirokastër për histori me rezultate të larta. Rrugëtimi im shkencor ka filluar në 1992 duke marrë master shkencor dhe kam investuar shumë në fushën kulturore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, tha ai.