TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Proton VPN ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Shqipëria ka urdhëruar ISP-të të bllokojnë më 13 mars aplikacionin TikTok. Në postim thuhet se që nga ai moment përdorimi i Proton VPN është rritur 1200% mbi bazën dhe ky numër, sipas tyre po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas.
Proton VPN (rrjet privat virtual), është një shërbim i cili përdoret që trafiku online të drejtohet përmes një serveri të sigurt që fsheh adresën e vërtetë IP-së dhe kodon të dhënat që dërgon dhe merr pajisja e përdoruesit. Kjo e bën më të vështirë për faqet e internetit, reklamuesit, madje edhe ofruesin e shërbimit të internetit (ISP) të gjurmojnë përdoruesin dhe çfarë bën ai në internet.
POSTIMI
Shqipëria ka urdhëruar ISP-të të bllokojnë #TikTok sot. Përdorimi i #ProtonVPN është rritur 1200% mbi bazën dhe ky numër po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas.
Albania has ordered ISPs to block #TikTok today. #ProtonVPN usage has spiked 1,200% above baseline, and that number is growing as Albanians continue to seek access to an open and free internet. pic.twitter.com/Fmezwf95Zd
— Proton VPN (@ProtonVPN) March 13, 2025