AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 17:15

Flamuj të kuq në Kavajë pas mbytjes së babait me dy djemtë e mitur, sinjal për pushuesit se deti është i trazuar

Flamuj të kuq në Kavajë pas mbytjes së babait me dy

Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë janë vendosur flamujt e kuq në bregdet. Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar, dhe rrymat janë të forta.

Babai Elvis Halilaj, 50-vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar. Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Babai fillimisht ka parë që fëmijët e tij po kërkonin ndihmë. Kur i është afruar, nuk ka mundur që ti vijë në ndihmë për shkak të dallgëve të forta. Disa dëshmitarë thonë se kanë dëgjuar babain duke kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që të hyjnë në det për shkak të dallgëve të forta. Babai dhe djemtë e tij nga Tirana kishin zgjedhur plazhin e Vilë-Bashtovës për të pushuar.