AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 14:12

Mbytet babai me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës

Mbytet babai me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës

Një tragjedi ka ndodhur në bregdetin shqiptar.

Babai me dy djemtë e mitur, janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë. Burri 55-vjeçar dhe fëmijët 13 dhe 15-vjeç nga Kosova kanë ndërruar jetë. 

Sipas Policisë, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t'i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.