AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 13:20

Dyshohet se përndiqte ish-bashkëjetuesen, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se përndiqte ish-bashkëjetuesen, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje”, ka njoftuar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.