AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 12:45

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputet i PD e kryetar i Bashkisë së Tiranës! Ndahet nga jeta Tomor Malasi

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputet i PD e kryetar

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1992-1996, Tomor Malasi është ndarë nga jeta. Politikani i njohur u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e sotme në orën 13:00.

Tomor Malasi ishte politikan shqiptar. Malasi ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetar i Kuvendit nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1991 deri në vitin 1992.