AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 12:07

Gjykata jep vendimin për tre anëtarët e grupit “Rraja”, lirohet pronari i lokalit

Gjykata jep vendimin për tre anëtarët e grupit

Tre anëtarë të grupit “Rraja” dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rende kanë dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rrajat janë lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë është liruar pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ata shihen brenda kafazit në gjykatë, të gjithë me veshje të zeza, ndërsa njëri prej tyre shfaqet me kokën ulur për të shmangur vëmendjen e kamerave brenda në seancë.

Rrajat akuzohen se dhunuan dy pjesëtarë të fisit Maja pasi këta të fundit ishin ankuar për aktivitetin e gurores në fshatin Borizanë e cila i kishte shkaktuar dëmtime në banesat e tyre.