AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 15:49

“Kur u shtriva në dysheme pashë…”- U dhunuan nga fisi Rraja, zbardhet dëshmia në Polici e njërit prej dy kushërinjve Maja: Flamuri më goditi me shulin e pistoletës dhe Xhelali në shpinë

“Kur u shtriva në dysheme pashë…”- U dhunuan nga

Jashar dhe Bilbil Maja, dy kushërinjtë e dhunuar nga anëtarë të fisit Rraja në Fushë-Krujë, kanë dëshmuar ditën e djeshme përballë efektivëve të policisë, të cilët kishin shkuar në banesat e tyre, lidhur me ngjarjen.

BalkanWeb mëson se në dëshminë në polici, Bilbil Maja ka thënë se ka qenë në lokal me kushëririn duke folur me inixhinerin e firmës përpara se të ndodhte ngjarja.

Ai vijoi më tej duke thënë se në një moment janë afruar me armë në dorë vëllezërit Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët i kanë thënë të shtrihet në dysheme duke i drejtuar armën në bark dhe e kanë ofenduar.

Sipas tij, kur është shtrirë në dysheme ka parë edhe persona të tjerë të afrohen me shkopa bejsbolli dhe e kanë sulmuar.

“Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores. Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës”, ka thënë në polici Bilbil Maja.