TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Bërxullës kanë vijuar sërish protestën ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
Njëri prej banorëve thotë se presin me patjetër një rrugëzgjidhje për problemin e tyre.
“Këtu ka njerëz nuk ka kafshë që t’i shpërndajë gjithandej. Po presim dita ditës që të marrim një rrugëzgjidhje”, deklaroi ai.
Banorët paralajmërojnë se në rast se nuk dëgjohet zëri i atyre do të ndërmarrin akte ekstreme për të gjetur të drejtën e tyre.