TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elton Bano do të jetë kandidati i grupit të Berishës, për kreun e bashkisë së Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Bano rezultoi të ishte më i votuari ndër kandidatët e tjerë gjatë primareve që u zhvilluan sot nga dega lokale e PD-së.
Bano u shpreh për SYRI TV se këtë besim të dhënë nga demokratët, do ta kthente në fitore të padiskutueshme në datën 6 mars.
Kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kreun e bashkisë Lushnjë, Elton Bano: "Procesi në vetvete ishte i mrekullueshëm. Pjesëmarrja siç e patë ishte masive dhe tregoi interesin e demokratëve për këtë proces. Vota e tyre është një angazhim i madh për mua duke shkuar në një fitore të padiskutueshme në datën 6 mars. I ftoj të gjithë demokratët, të gjithë qytetarët Lushnjarë të bëhemi bashkë dhe t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës tonë".
Në Lushnjë sot votuan 1056 anëtarë nga 1920 që ka e gjithë dega.
Në përfundim të votimit Elton Bano arriti të marrë 671 vota, Arben Zaimi 240, Aurion Iljazi 49, Indrit Qerimi 92, tre vota ishin të pavlefshme dhe një abstenim.