TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zgjedhjeve të Primareve në qytetin e Lushnjës, ku u zgjodh Elton Bano nga grupi i Berishës si kandidat për kryetar bashkie në garën e 6 Marsit duke siguruar 671 vota, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, falenderoi votuesit demokratë për qytetarinë e treguar, duke theksuar vendosmërinë e tyre për t’iu kthyer Lushnjën qytetarëve.
“Dua të falënderoj të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në këtë proces historik duke zgjedhur kështu kandidatin e tyre zotin Elton Bano.
Ka qenë një proces pa asnjë problem, një proces i qetë i bërë në mënyrë të jashtëzakonshme. Katër kandidatët treguan edhe në këtë garë edhe fuqinë e tyre por edhe vendosmërinë e tyre me qëllimin e vetëm për t’ju rikthyer Lushnjën qytetarëve të Lushnjës, për ta larguar atë nga bandat që e kanë uzurpuar”, u shpreh Balliu.