AKTUALITET, 28 Korrik 2022, 22:25

Festa në shesh/ Edi Rama video mesazh për shqiptarët

Festa në shesh/ Edi Rama video mesazh për shqiptarët

Shqipëria po feston ditën e sotme 100-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe hapjen e negociatave me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Për të kremtuar këtë ditë të madhe në sheshin “Skënderbej” është organizuar një festë e madhe, ku në një koncert që po ndiqet nga mijëra njerëz, kanë performuar këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Përveç muzikës nuk kanë munguar as mesazhet e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe zyrtarëve më të lartë të BE-së.

Ndërsa në një mesazh të shfaqur në monitorët gjigantë të vendosur në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdhëniet 100 vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa ka renditur edhe disa nga arsyet që e bënë vendin tonë t’i hapej dera në bashkimin Europian.

Videomesazhi i plotë i Ramës: