AKTUALITET, 28 Korrik 2022, 19:36

Kapet me 7 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër

Kapet me 7 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në

Një 24-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me 7 kilogramë kokainë.

Ai u kap gjatë një kontrolli në Zuchwil dhe pas sekuestrimit të drogës, policia ka vlerësuar se kokainë kapte vlerën e qindra-mijëra franga.

Policia zvicerane kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të tij të dyshimta.

Në momentin e parë të ndalimit të tij, policia konstatoi se shqiptari nuk kishte nuk kishte dokumente identiteti dhe për këtë arsye efektivët e dërguan në komisariat për verifikim, shkruajnë media zvicerane, Cdt.ch.

Pas sqarimeve dhe hetimeve të mëtejshme, u urdhërua kontrolli i shtëpisë së 24-vjeçari ku u gjet dhe u sekuestrua droga.