AKTUALITET, 28 Korrik 2022, 21:36

Julian Deda: Më ka vajtur mendja të bëhem kryetar i Bashkisë së Tiranës!

Julian Deda: Më ka vajtur mendja të bëhem kryetar i Bashkisë
Julian Deda në TPZ

Julian Deda thotë se i ka vajtur mendja dhe do të donte të bëhej kryetar i Bashkisë së Tiranës! 

Aktori i humorit është aktualisht pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe prej kohësh është angazhuar në këtë parti. 

"Kryeministër jo, por kryetar bashkie i Tiranës, po më ka shkuar mendja!", tha aktori në emisionin "Të Paekspozuarit", pasi u pyet nëse i ka vajtur mendja të ketë poste të larta.