AKTUALITET, 28 Korrik 2022, 21:28

“Të gjithë janë lakra, ky është bobi!”/ Jul Deda: Edi Rama nuk e çan kokën çfarë ka rrotull, tani do vetëm pushtet!

“Të gjithë janë lakra, ky është bobi!”/ Jul
Julian Deda dhe Edi Rama

Julian Deda thotë se Edi Rama kërkon vetëm pushtet dhe nuk ka asnjë shqetësim apo interes për ata që e rrethojnë.

Pjesë nga biseda në Të Paekspozuarit:

Julian Deda: Edi Rama është njeri egocentrik. E para duhet të njohësh artistin si natyrë. Çdo artist, sepse ai është një lloj artisti, instikti i thotë duhet të hipësh diku dhe njerëzit të të shohin dhe vetëm ti të flasësh dhe të tjerët të dëgjojnë. Sensi i prtagonizmit pjell egoizmin e kështu me rradhë.
Rama është një njeri që nuk e çan kokën për çfarë ka rreth e rrotull, është vetëm ai, pra edhe po ta shohësh në ecje, në shikim, në mënyrën se si flet, janë të gjithë lakra dhe ky është bobi.

Ylli Rakipi: Nuk të duket se ka fituar si politikan?

Julian Deda: Sot nuk i intereson asgjë tjetër përvec pushtetit. I pëlqen pushteti, do të rrijë atje, të futet në histori.

Ylli Rakipi: Edhe është futur.

Julian Deda: Ka hyrë pak skiç por është futur. Paraardhësi i tij ka hyrë në histori por ka bërë disa gjëra. Sali Berisha ka një bilanc, ka gabime, por ka punë të mira që i shënojmë sot.

Ylli Rakipi: Edhe ky ka disa, pavarësisht problemeve. Shqipëria është vend kaotik, edhe zhvillimi vjen me njeriun në përgjithësi, jo vetëm me Edi Ramën apo Sali Berishën. Është një proces të cilin ndoshta ne nuk e bëjmë dot dhe këtë lloj sistemi ndoshta nuk e përtypim dot.