AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 15:41

Festa e mollës së Korçës, fermerët ekspozojnë prodhimin e frutave në fshatin Dvoran

Festa e mollës së Korçës, fermerët ekspozojnë

Mollët e Korçës janë një prej prodhimeve më të njohura të rajonit juglindor dhe çdo vjeshtë në fshatin Dvoran organizohet Festa e Mollës. Pas një pune të lodhshme dhe vjeljes së prodhimit, fermerët  ekspozojnë varietetet e ndryshme që kultivohen duke synuar promovimin sa më të mirë dhe gjetjen e tregut.

Vit pas viti fermerët janë përballur me problematikën e mungesës së tregut, çmimeve të luhatura dhe dëmtimet nga fenomene natyrore ndërsa sivjet ata tregojnë se prodhimi i mollës ka qenë i mirë por çmimi vijon të jetë i ulët dhe tregu i vakët.

Festës që organizohet në fshatin që tradicionalisht është marrë me kultivimin e mollës veç aktiviteteve argëtuese nuk i munguan as gatimet e ndryshme me bazë mollën apo nënproduktet e saj.

Qarku i Korçës ka rreth 4000 ha të mbjella me mollë dhe çdo vit prodhohen rreth 100 mijë ton.