TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në dokumentin e dorëzuar nga ish-kryeministri tashmë i pandehur për korrupsion, thuhet se Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.
Së dyti, argumentojnë avokatët ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.
Gjykata Kushtetuese konfirmoi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nuk është marrë ende në shqyrtim nga trupa gjyqësore. Ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës lidhur me masën e parë të sigurisë atë të dertyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, të cilën refuzoi ta zbatonte. Vendimet sipas tij janë marrë në shkelje të Kushtetues, pasi iu kufizua liria në një kohë që SPAK duhet të kishte marrë autorizim në Kuvend, për sa kohë ai është deputet.
Pas refuzimit për të zbatuar masën, SPAK kërkoi autorizim në Kuvend dhe ndaj ish-kryeministrit u caktua masa e arrestit në shtëpi ku ndodhet prej dhjetorit të 2023. Berisha është marrë tashmë i pandehur për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.