AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 15:23

“Jam rrahur në kohën e Gazidedes”, Agim Nesho: Kam qenë kritik i Berishës, por proceset ndaj liderëve opozitarë janë politike

“Jam rrahur në kohën e Gazidedes”, Agim Nesho: Kam

Diplomati i karrierës dhe Sekretari për Politikën e Jashtme në Partinë e Lirisë, Agim Nesho, deklaroi se është rrahur në kohën e Gazidedes.

Nesho tha se ka qenë kritik i Sali Berishës, por shtoi se proceset ndaj Metës e Berishës janë politike. Ai tha se shteti është kapur dhe se një ditë do të zbërthehet.

“SPAK duhet të shikojë se nuk ka inceneratorë, që paguan ky popull taksa. Gjyqi ndaj Ilir Metës është proces politik. Nuk besoj te kjo drejtësi, që mban liderin e opozitës në burg për akuza qesharake. Unë kam qenë kundërshtar i Sali Berishës, në kohën e Gazidedës dhe më rrihnin, dhe sërish mendoj se është proces politik. Këtu ka shtet të kapur, që një ditë do të zbërthehet. E gjitha bëhet që qeveria të shtrojë rrugën për fitore në zgjedhje.”, tha Nesho.