AKTUALITET, 4 Shkurt 2026, 21:05

Çfarë po ndodh në juglindje? Disa tërmete në trekëndëshin Hoçisht-Bilisht-Korçë, më i forti 4.1 ballë. AKMC: Situata nën monitorim

Çfarë po ndodh në juglindje? Disa tërmete në

Mbrëmjen e sotme, rajoni juglindor i Shqipërisë përjetoi disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme, të regjistruara me interval rreth çdo 10 minutash. Epiqendra sipas Institutit të Gjeoshkencave ka qenë në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë.

Tërmetet kanë qenë me magnitudë deri në 4.1 ballë dhe me thellësi 5–15 km. Lëkundjet u ndjenë më shumë nga banorët e Bilishtit, ndërsa në qarkun Korçë janë raportuar ndjesi të lehta, por nuk ka pasur dëme materiale apo persona të lënduar.

Ekspertët sizmologë e lidhin këtë aktivitet me “swarm sizmik”, një fenomen i zakonshëm në këtë zonë, ku ndodhin seri tërmetesh të vogla njëra pas tjetrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata po ndiqet në kohë reale dhe qytetarët duhet të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Çfarë po ndodh në juglindje? Disa tërmete në