AKTUALITET, 4 Shkurt 2026, 17:49

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata Kushtetuese i cakton datën e gjyqit Ilir Metës

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata Kushtetuese i cakton datën e gjyqit

Më datën 8 prill ora 11:00, Gjykata Kushtetuese  do të shqyrtojë ankimimin e  ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest në burg”.

Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK.

Në Kushtetuese, Meta, i cili qëndron në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”.