TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Portual Durrës njofton se, sipas informacioneve të marra nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, nisja e trageteve është shtyrë.
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.
Nisja e trageteve do të realizohet më datë 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, sapo të përmirësohen kushtet e motit.
Autoriteti Portual u kërkon udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe i falënderon për mirëkuptimin