TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm për abonentët.
Sipas njoftimit zyrtar, shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OSHEE, të cilat do të sjellin ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, në intervalin orar nga 08:00 deri në 16:00.
Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, sqarohet se do të kryhen gjithashtu riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.
"Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton të gjithë abonentët se gjatë ditës së nesërme mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.
Shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OSHEE, gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji elektrike në intervalin ora 08:00 – 16:00.
Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, SHRUKD do të kryejë riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.
SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin.", thuhet në njoftim.