AKTUALITET, 4 Shkurt 2026, 17:08

Goditet rast i kontrabandës së mallrave nga Italia drejt Vlorës, një në pranga

Goditet rast i kontrabandës së mallrave nga Italia drejt Vlorës,

Policia e Vlorës ka goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, ku u arrestua një 53-vjeçar, ndërsa djali i tij, 26 vjeç, është proceduar penalisht.

Shtetasi P. Ç., 53 vjeç, u kap në flagrancë mbrëmjen e djeshme duke transportuar me automjet medikamente mjekësore dhe celularë të dyshuar të kontrabanduara nga Italia. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, bazuar edhe në informacione operative, kanë sekuestruar mallrat dhe kanë nisur hetimet për veprimtarinë kriminale të të dy shtetasve, si dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.