AKTUALITET, 4 Shkurt 2026, 19:06

Sali Berisha bën akuzë të tmerrshme, por pa prova: Gilmando Danin e ka vrarë Rama me Ergys Agasin dhe Policia...

Sali Berisha bën akuzë të tmerrshme, por pa prova: Gilmando Danin

Sali Berisha ka arritur në një nivel të ri akuzash, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama, Ergys Agasi dhe policia kanë vrarë Gilmando Danin, ish kraun e djathtë të Shullazit, i ekzekutuar në rrethrrotullimin e Rinasit. 

Nuk dihet nëse Sali Berisha do të japë prova përpara organeve ligjzbatuese për këtë akuzë të rëndë. 

“E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe ng ana tjetër vesh rrobat e Ergys Agasit dhe bën akte që bën ligjin”, tha Berisha.

Sali Berisha: Ky është shembulli më i fundit, nuk ekziston në realitet, zyra Agasi, jo, a mund ta imagjononi ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, SHISH, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasje në sheshe sic ishte ajo e Rinasit, ai u vra nga komando të policisë. E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe ng ana tjetër vesh rrobat e Ergys Agasit dhe bën akte që bën ligjin.

Ai ka përvetësuar për familjen e tij miliona euro. Ky është një aspect, tjetri më i paimagjinueshëm është njeriu që i bënte këto, bënte vrasje, shkarkonte dhe emëronte ministra/ nuik mund të ketë përcmim më të madh për shqiptarët.