AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 17:20

Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend? Berisha: Do të shihni çdo gjë, mos më bëni të ekspozoj skenarin!

Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend? Berisha: Do

Nesër do të mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa deputetët e Rithemelimit kanë nisur një aksion bllokues të zhvillimit të veprimtarive normale në Kuvend.

Gazetarët pyetën Berishën se çfarë do të ndodhë nesër dhe nëse deputetët e përjashtuar do të jenë prezentë në Kuvend. Ai nuk pranoi të zbulojë detaje nga plani i tyre, por iu drejtua gazetarëve me fjalët “do të shihni çdo gjë”.

“Nuk ka të ndaluar, është betejë a kthim. Do jeni aty, do shihni çdo gjë. Mos më bëni të ekspozoj projektin për nesër”, theksoi Berisha, i cili mesa duket ka përgatitur skenarë të tjera dhune dhe përplasjesh për në Kuvend.