AKTUALITET, 11 Gusht 2024, 23:00

Fansat e Noizy-t organizojnë protestë poshtë zyrës së Ulsi Manjës: Mos e ekstrado!

Fansat e Noizy-t organizojnë protestë poshtë zyrës së

Shqipëria është vend i çudirave! Edhe pse protestat janë zakonisht të rralla, një e tillë është njoftuar për ditën e nesërme, nga fansat dhe mbështetësit e këngëtarit Rigels Rajtu, i njohur si Noizy, i cili është arrestuar dhe kërkohet nga shteti i Kosovës, me dyshimet se ka dhunuar një personazh të njohur në Tik Tok. 

Pas fushatës në rrjetet sociale “Free Noizy”, fansat e tij do të mbajnë pasditen e nesërme edhe një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. 

Fansat e Noizy-t organizojnë protestë poshtë zyrës së

Sipas njoftimit që është publikuar nëpër rrjetet sociale, protesta thuhet se është programuar për tu mbajtur në orën 19:00, duke kërkuar ndalimin e ekstradimit të këngëtarit. 

Ditën e enjte, Gjykata e Tiranës la në qeli reperin Noizy dhe DJ e tij, Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, duke iu caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg”.

Ata u arrestuan të mërkurën në Shëngjin, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi dyshohen për dhunimin e personazhit të TikTok, Muhamet Iseni i njohur si Medi, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Si Noizy, po ashtu edhe Stresi në reagimet e tyre kanë mohuar akuzat.