AKTUALITET, 11 Gusht 2024, 17:56

Dita e fundit e Lojërave Olimpike, SHBA renditet në vend të parë, dominim absolut i kompeticionit

Dita e fundit e Lojërave Olimpike, SHBA renditet në vend të

Sot është dita e fundit e Lojërave Olimpike të zhvilluara në Paris. 

Në tabelën e renditjes, më shumë medalje ka siguruar SHBA, me plot 126 të tilla, nga të cilat 40 janë medalje të arta. 

Në vend të dytë ndodhet Kina, e cila po ashtu ka 40 medalje të arta, por më pak medalje në total sesa SHBA, konkretisht me 91 të tilla. 

Në vendin e tretë është Japonia e cila ka arritur një performancë mbresëlënëse, me 20 medalje të arta dhe 45 medalje në total, e ndjekur nga Australia me 18 të arta dhe 53 në total. 

Nga vendet europiane, më shumë medalje në total ka siguruar Britania e Madhe me 65 të tilla, por në renditje është kaluar nga Franca dhe Hollanda, pasi kanë siguruar më shumë të arta, respektivisht 16 dhe 15 të tilla. 

Renditja

Dita e fundit e Lojërave Olimpike, SHBA renditet në vend të