TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi së bashku me dy fëmijët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet, ndërsa kishin dalë në liqenin e Pogradecit me kanoe.
Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme.
"Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.
Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme.
Qytetari falenderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detate janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarve, vizitorve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112", njofton policia.