TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë.
Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe me gjithë praninë e forcave zjarrfikëse të qarkut të Gjirokastrës flakët janë jashtë kontrollit.
Aktualisht po ndërhyn edhe një helikopter Cougar, i cili furnizohet me ujë në Bajkaj të Delvinës.
Situatë kritike gjatë ditës së sotme ka qenë edhe në malin e Tërnovës ku zjarri aktiv prej 10 ditësh ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhjetëra hektarë me bredha, pishë dhe pemë Ahu.
Kjo ka qenë zona më e paprekur në Bulqizë ndërsa me zjarrin e rënë, një nga perlat më të bukura të kurorës së liqenit të zi dëmtohet totalisht.