TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj në sallën e parlamentit, vend ku u mbajt dhe ceremonia, Kushi theksoi se qeveria po punon fort për një ligj të ri për shkencën për t’iu përshtatur nevojave bashkëkohore.
“Akademia e Shkencave pati guximin të reformohej dhe të ndiqte trendin e kohës. Sot akademia është institucioni më i rëndësishëm për shkencën dhe dijen. Sot kjo akademi nuk e harroi për asnjëherë Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, me të cilën ka pasur një bashkëpunim në lidhje me projekte të mëdha të përbashkëta.
Akademia e shkencave ka nxitur bashkëpunimin me organizata të ndryshme ndërkombëtare duke pasur bashkëpunime me 50 akademi simotra.
Në cilësinë e Ministres së Arsimit mund t’iu them se po punojmë fort për ligjin e ri për shkencën që do të sjellë transformimin rrënjësor të sistemit të dijes në vend nisur nga nevoja për t’iu përshtatur nevojat bashkëkohore”, tha Kushi.