AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 10:54

FMN publikon rekomandimet për Qeverinë shqiptare: Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë

FMN publikon rekomandimet për Qeverinë shqiptare: Mbështetja
Shefja e misionit të FMN në Shqipëri, Yan Sun

Shefja e misionit të FMN në Shqipëri, Yan Sun ka prezantuar sot rekomandimet për qeverinë shqiptar në raport me ekonominë e vendit.

Në një koferencë të përbashkët me ministren e Financave dhe Guvernatorin e BSH, Sun u shpreh se “qeveria të synojë për 2023 të ketë një bilanc primar në zero dhe të synojë të vazhdojë konsultimin në 2024 me një bilanc primar pozitiv prej 1.5% të PBB”.

Shefja e misionit të FMN u shpreh se me gjetjet e arritur në Shqipëri do të shkojnë në Uashington dhe më pas do të hartojnë një raport të plotë.

“Konsolidimi fiskal i mbështetur nga një strategji e shëndetshme të ardhurash është jetik për politikat e manovrimit dhe për të ulur trysinën e kërkesës

Ne rekomandojmë që qeveria të synojë për 2023 të ketë një bilanc primar në zero, diçka që edhe ministrja e konfirmoi dhe të synojë të vazhdojë konsultimin në 2024 me një bilanc primar pozitiv prej 1.5% të PBB.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të zbatojë pa vonesë strategjinë e të ardhurave. Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme.

Forcimi i efikasitetit të financave mbetet thelbësor për të ruajtur besimin në treg dhe për të zbutuar kostot e huamarrjes.

Bankat janë te ekspozuara ndaj kreditimit ndaj normave të interesit dhe kursit të këmbimit. Prania e bankave me aksionerë individuale rrit rrezikun e mungesave në kapital. Për këtë arsye ne bëjmë thirrje për një vigjilencë të shtuar që është jetike për të  ruajtur stabilitetin financiar.

Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të patur rritje të qëndrueshme të qëllimshme”, tha shefja e FMN.