AKTUALITET, 23 Tetor 2022, 10:54

Sulmet kibernetike iraniane/ Rama udhëton drejt Izraelit, ja me kë do të takohet

Sulmet kibernetike iraniane/ Rama udhëton drejt Izraelit, ja me

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Izrael. Ditën e sotme, ai do të zhvillojë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë.

Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy.

Sulmet kibernetike iraniane/ Rama udhëton drejt Izraelit, ja me
Pritja në aeroport

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. 

Gjatë kësaj kohe, hakerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por Policia e Shtetit ka mohuar që databazat e bëra publike të jenë të dhënat zyrtare ku ruhen dosjet e Policisë së Shtetit.

Qeveria shqiptare ka ndërprerë marëdhëniet me Iranin, madje ka dëbuar stafin e ambasadës në Tiranë. Rama bëri Iranin fajtor për sulmin kibernetik që pësoi vendi në fillim të korrikut.