TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja, pasi theksohet se ka konflikt interesi.
Kjo sepse, Çiftja ka qenë anëtarë e trupës në KPK që ka kryer vettingun për gjyqtarin Bani dhe e konfirmoi atë në detyrë. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.
Bani ka dhënë më parë dorëheqjen nga çështja, por në mënyrë të paprecedentë nuk i është pranuar nga gjykata.
Kjo ka ndodhur, edhe pse gjykata është në dijeni të faktit se Çiftja ka firmosur për fatin e Banit në vetting dhe tashmë gjyqtarit i duhet të vendosë për fatin e anëtares së KPK që po përballet me drejtësinë. Çiftja është nën akuzë nga SPAK për fshehje të pasurisë.