AKTUALITET, 28 Janar 2024, 12:15

Dyshohet se tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen gjashtë shoferë

Dyshohet se tentuan të korruptonin efektivët e policisë,

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë gjashtë drejtues mjetesh që dyshohet se kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë.

Blutë e kryeqytetit thonë se në pranga janë vënë  shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

“Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, thuhet në njoftim.